'Paketa fiskale' dhe 'Buxheti 2027', mbërrijnë në Kuvend Rama dhe Berisha

18 November 2026, 10:16 / POLITIKË ALFA PRESS

'Paketa fiskale' dhe 'Buxheti 2027', mbërrijnë

Sot Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00 për të shqyrtuar në parim projekt/buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, të miratuara më herët në komisionet parlamentare. Në Kuvend ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. 

Sakaq edhe kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend me disa nga deputetët e tij.

Seanca pritet të zhvillohet në një klimë tensioni politik, pasi opozita do të përfaqësohet me një numër të reduktuar deputetësh. Janë 12 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtuar përfshirë shefin e grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe sekretarin e përgjithshëm Flamur Noka.

Ndërkohë një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të votojë kundër projekt-buxhetit. Sipas tij buxheti u hartua tërësisht në fshehtësi dhe nuk u konsultua.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe për paketën fiskale, ku sipas tij është kundër qytetarëve, biznesit të vogël, por edhe investimeve të huaja.

"Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti. Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare”, tha Berisha dje.

Po ndodh...