Talenti madrilen Endrick polemizon me Murinjon

17 November 2026, 23:50 / SPORT ALFA PRESS

Talenti madrilen Endrick polemizon me Murinjon

Endrick shkëlqen me Brazilin, ai shënoi gol dhe dha asist në fitoren 7-0 ndaj Singaporit. Sulmuesi u shpreh pas ndeshjes edhe për të ardhmen te Real Madridi, duke zbehur shpresat e Milanit për transferimin e tij.

Pas ndeshjes miqësore, braziliani u pyet për minutat e pakta që ka marrë këtë sezon te Reali.

“Besoj se është një vendim i Mourinhos, apo jo? Unë jam gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar Real Madridin, që është klubi më i madh në botë. Shpresoj të mund ta kaloj të gjithë karrierën time aty, për të ndihmuar Realin dhe për të vazhduar të mbështes shokët e skuadrës”, u shpreh Endrick.

Ndërkohë, Milani po ushtron presion ndaj Real Madridit për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, me Romën që gjithashtu po ndjek situatën. Sulmuesi brazilian po aktivizohet pak këtë sezon, pasi në repartin ofensiv të madrilenëve konkurrenca është e fortë, me Vinicius Junior dhe Kylian Mbappé.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është i gatshëm të investojë dhe Endrick është një nga objektivat e klubit kuqezi. Megjithatë, deklaratat e fundit të brazilianit tregojnë dëshirën e tij për të vazhduar karrierën në Madrid, duke e bërë më të komplikuar një transferim të mundshëm në Itali.

Po ndodh...