Akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion, arrestohet punonjësi i Policisë në Kavajë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar këtë të martë urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, datë 16.11.2026, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.
Masa e sigurisë është caktuar mbi bazën e dyshimeve për përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar penale.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

