Kopeja e ujqërve i mbyti 13 dele, çifti nga Kuçova kërkon ndihmë: Kemi frikë, jemi në hall të madh, me çfarë do ushqehemi

Një tufë me ujqër kanë sulmuar mëngjesin e sotëm hambarin me dele në banesën e Baftjar dhe Bukurie Pire në fshatin Tapi të Kuçovës, duke i mbytur të 13 delet e familjes.
Për dy bashkëshortët kjo konsiderohet si ngjarje e pazakontë, pasi kurrë më parë siç thonë ujqërit nuk kishin zbritur kurrë më parë kaq pranë banesave. Ata u përpoqën t’i largonin kafshët pasi dëgjuan zhurmat, por u tërhoqën nga frika kur një prej ujqërve tentoi të kafshonte kryefamiljarin.
“Ka qenë ora 6.30 se kam qenë atje unë. Një ujk pashë po janë shumë. Erdhën e sulmuan bagëtitë, 13 kokë. Nëse gënjej unë, ja tek janë, janë gjë duket. Fati im, nuk më ka ndodhur kurrë kështu, u bënë kaq vjet. Shteti e Bashkia të na ndihmojnë”, është shprehur Baftjari.
Sipas çiftit të bashkëshortëve dëmi që ju kanë shkaktuar ujqerit është kolosal pasi ata vetëm shitjen e qengjave dhe qumështit të deles e nënprodukteve të tij mbanin familjen me bukë. Kryefamiljarja kërkon ndihmë, pasi sipas saj, janë në hall të madh.
“Ekziston frika se mund të shfaqen sërish. Kam bërë denoncimin në Bashkinë e Kuçovës, ka shkuar burri, ka shkuar komshiu, ata nuk marrin masa. Urdhëro shikoje ferrën aty, ka dhelpra, ujqër, ça nuk ka aty. Dalin natën dhe ne kemi frikë, se çohen e na hanë. Duhet të marrë masa Kreshniku. Pse nuk merr masa Bashkia? Ta korrë ferrën aty. Kërkoj ndihmë nga shteti, jam në hall. Me ça të ushqehemi. Burrin e kam të sëmurë. Ku të mbytemi? Jam në hall të madh. Me këto ushqeheshim. Nuk ishin një, ishin shumë”, tha Bukurie.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

