"Fevziut i pëlqen varianti me seks", Majko reagon pas spekulimeve për Asamblenë: Kërkova që socialistët e lidhur me krimin të largohen nga politika

Politikani i lartë socialist Pandeli Majko ka reaguar për herë të parë për spekulimet pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke thënë se në asnjë moment nuk ka folur për "erotizma" por për kontakte të papërshtatshme me krimin.
“Ndjese e detyruar", shkruan Majko, teksa thekson "Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mi socialistë!"
Ish-kryeministri thotë se e ka pasur fjalën për kolegë që kanë kontakte me krimin e organizuar dhe nëse janë kapur nga organet e drejtësisë, mund të dëmtojnë Partinë Socialiste, por jo për video erotike.
"Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur për kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimin e organizuar! Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika!
Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”! I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu! Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks”, shkruan ai.
Mediat "shpërthyen" nga lajmet se Pandeli Majko kishte dijeni për dhjetëra ore filmime erotike ku përfshihen politikanë të majtë dhe i kanë bërë jehonë këtij spekulimi menjëherë pas përfundimit të Asamblesë, por në realitet e vërteta ka qenë krejt ndryshe.
"Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa kontaktet e papershtatshme dhe diskretituese me krimn e organizuar!!! Ndjesë për zhgënjimin", përmbyll politikani socialist.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

