Drejt pazarit të ri për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri propozon idenë e Berishës dhe Ramës: Dakort me Listat e hapura, nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve!

17 November 2026, 16:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Lista të hapura, nëse pranoni uljen e

Në pamje të parë, siç ka ndodhur përherë në prag të një marrëveshje-pazar, debati për Reformën Zgjedhore  është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Posaçëm, mes bashkëkryetarit të PS-së, Damian Gjiknurit, dhe deputetitëve të PD

Bashkëkryetari i komisionit, Gjiknuri, ka deklaruar që PS është dakord me propozimin e PD për Lista të hapura, por vetëm nëse ata pranojnë uljen e numrit të deputetëve në parlament.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh dakord me idenë e kryeministrit Edi Rama për kufizimin e numrit të 140 deputetëve, që ka aktualisht parlamenti.

Berisha në atë kohë, por edhe më vonë, ka deklaruar, se do të ishte dakord për një gjë të tillë vetëm nëse Kuvendi do të ketë 2 dhoma dhe të përfshijë edhe Senatin, i cili sipas tij do të ishte një organ shumë i dobishëm.

“Ka edhe një mendim tjetër që është i kahershëm që vendi të bëhet me 2 dhoma. Të ketë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord me këtë parlament sepse sadopak, nëse e ndërton senatin jo si bllokues, se me bllokim shteti nuk bëhet, por si një institucion frenues, atëherë i bën një të mirë vendit. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë. Shqipëria në rast se ngre një senat, atëherë padiskutim që do të pakësojë numrin e deputetëve", deklaroi Berisha.

Sot kur të dyja palët janë të vendosura që ta mbyllin urgjentisht brenda muajit Nëntor, Reformën Zgjedhore pa konsultim me forcat e tjera politike më të vogla, shoqërinë civile dhe faktorin Protestë, kjo ide vjen si një propozim zyrtar nga PS.

Duket se palët janë dakortësuar për një pazar të radhës me Reformën Zgjedhore, duke mos prekur thelbin e sistemit që u instalua pas një marrëveshje okulte Berisha-Rama në vitin 2008, siç bënë në Korrik të vitit 2024.

Debati në Komision:

Gjiknuri: Nuk thashë se ulja e numrit të deputetëve ka të bëjë me hapjen e listave, kemi mundësi ta bëjmë. Është një sistem i bërë bashkërisht, nuk keni përse t’i ktheheni. Sistemi zgjedhor i propozuar nga ju, nga ana jonë ka një kundër-ofertë. Nëse jeni për sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, ejani të diskutojmë formulën për uljen e numrit të mandateve.

Strazimiri: Damian, sa herë vij në mbledhjen e komisionit, kam një siklet dhe them me vete nëse përmendet litari në shtëpinë e të varurit. Të flasësh për zgjedhje të lira dhe të ndershme kur je kapur duke thënë: Tërmet, tërmet. Pika, pika, pika nënën. Je kapur në flagrancë duke trukuar zgjedhjet sot e 10 vite. Je kapur në kontekst penal

Gjiknuri: Metaforat po diskuton ti tani? Po e merr në personale.

Strazimiri: Po personale po e marr, sepse ti po merr përsipër të kthesh përgjigje. Ke qenë i akuzuar nga prokuroria, pavarësisht se e mbyllët pastaj me influencat që keni ju.

Gjiknuri: Nuk kam qenë i pandehur.

Strazimiri: Nuk je marrë as i pandehur? Epo, kjo është situata në këtë vend. Vijmë këtu dhe duhet të flasim me këtë individ që rri atje sikur po ha fara dielli. OSBE ka thënë se është hequr vija e demarkacionit në këtë vend. E gjithë administrata është kapur duke punuar për PS. Ka dhe kundër-ofertë ky tërmeti që i liron nënën zgjedhjeve./Alfapress.al

 

 

Po ndodh...