Tragjedi në futbollin argjentinas, kundërshtari e goditi me top në kokë, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar
Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin argjentinas, pasi futbollisti 18-vjeçar Abel Nunez ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë të pësuar gjatë një ndeshjeje mes FC Ezeiza dhe Deportivo Muniz, të zhvilluar të enjten.
Incidenti ndodhi kur një mbrojtës kundërshtar largoi topin me forcë, duke goditur në kokë të riun, i cili ndodhej vetëm pak metra larg. Pas goditjes, Nunez u rrëzua në fushë pa ndjenja dhe ndeshja u ndërpre menjëherë.
Futbollisti u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan frakturë në kafkë dhe hemorragji të brendshme. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, 18-vjeçari ndërroi jetë të dielën.
Klubi FC Ezeiza konfirmoi lajmin e hidhur përmes një deklarate prekëse, duke shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës së futbollistit të ri.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

