Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri në Tiranë, 51-vjeçari dyshohet për trafikim droge dhe shfrytëzim prostitucioni

17 November 2026, 14:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri në Tiranë,

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një 51-vjeçari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dark Capital” janë sekuestruar 20 pasuri të paluajtshme, 6 subjekte tregtare, mes tyre biznese në sektorin farmaceutik, si dhe 8 automjete.

Në kuadër të operacionit është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e pasurive të shtetasit I. Sh., alias I. P., 51 vjeç, si dhe të personave dhe subjekteve të lidhura me të.

Sipas njoftimit të policisë, pasuritë e sekuestruara përfshijnë: 14 pasuri të paluajtshme në emër të 51-vjeçarit; 6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortes së tij, shtetases H. Sh.; 6 subjekte tregtare, përfshirë biznese në sektorin farmaceutik; 8 automjete.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 51-vjeçari është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme e lirisë, si dhe përfitimi i mallrave të vjedhura.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...