Bastiset televizioni Gylenist/ Turqi, qeveria merr drejtimin e tij. Akuzohet për financim nga terrorizmi

17 November 2026, 16:21 / BOTA ALFA PRESS
Bastiset televizioni Gylenist/ Turqi, qeveria merr drejtimin e tij. Akuzohet

Policia turke ka zhvilluar një operacion në televizionin opozitar Sözcü TV në Stamboll, ku janë shoqëruar disa persona, ndërsa qeveria ka emëruar një administrator për drejtimin e televizionit.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e kësaj të marte, me urdhër gjykate. Autoritetet morën nën kontroll televizionin dhe faqen e tij te webit, ndërsa transmetimi i zakonshëm i lajmeve u ndërpre përkohësisht dhe u zëvendësua me dokumentarë.

Ndërhyrja lidhet me një hetim për dyshime mbi financimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Stambollit, Sözcü TV dyshohet se ka përfituar financime nga rrjeti i klerikut turk Fethullah Gulen, përmes transaksioneve të dyshimta bankare nga jashtë vendit.

Lëvizja Hizmet, e themeluar dhe drejtuar nga Gulen, i cili ndërroi jetë në vitin 2024 në Shtetet e Bashkuara te amerikes, është shpallur organizatë terroriste nga autoritetet turke në maj të vitit 2016, me emërtimin ‘’Fethullah Terrorist Organisation.’’

Ankaraja e akuzon rrjetin e Gulenit për krijimin e një strukture paralele brenda institucioneve shtetërore, përfshirë ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën publike. Autoritetet turke e konsiderojnë atë përgjegjës për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, akuzë që Gulen e kishte mohuar.

Ndërkohë, pas disa orësh ndërprerjeje, Sözcü TV ka rifilluar transmetimin e edicionit të zakonshëm informativ.

 

 

Po ndodh...