Goditën me vezë eskortën e Ramës në Manëz, gjykata liron dy protestuesit dhe e konsideron të paligjshëm arrestimin
17 November 2026, 13:35 / AKTUALITET

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy protestuesve, Albi Dema dhe Edison Likaj, të arrestuar pas incidentit me eskortën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Manzës.
Gjykata ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy personave nën hetim dhe ka urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm.
Dema dhe Likaj u arrestuan nga Policia të shtunën, pasi dyshohet se morën pjesë në protestën gjatë së cilës u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të eskortës së kryeministrit.
Vendimi i gjykatës vjen pas seancës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa pranë ambienteve të gjykatës kishin mbërritur edhe të afërm të dy protestuesve, të cilët prisnin vendimmarrjen.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

