Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë qytetarët…
Tensione janë shënuar gjatë protestës së 171-të kombëtare, e zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë duke shtyrë protestuesit dhe duke mos lejuar që tubimi të zhvendoset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit kanë kërkuar të vijojnë tubimin në bulevard, por janë përballur me kundërshtimin e forcave të policisë. Situata është tensionuar edhe gjatë shoqërimit të disa grave, moment kur një grup qytetarësh ka ndërhyrë në mbrojtje të tyre, duke kundërshtuar veprimet e policisë. Në kor, protestuesit kanë brohoritur “Poshtë diktatura”.
Për shkak të rezistencës së qytetarëve, gratë nuk janë shoqëruar, ndërsa disa vajza janë marrë nga policia dhe janë shoqëruar në komisariat.
Gazetari i Osman Stafa, raporton se tensionet janë krijuar pavarësisht se protesta po zhvillohej në mënyrë të qetë. Ai thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta dhe se qytetarët kanë të drejtë të ushtrojnë këtë të drejtë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

