Shehi: Protestuesit në shesh nuk e duan Berishën, se është produkt i marrëveshjes së 2008-tës
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në News24 komentoi faktin se përse protesta nuk e do, jo vetëm kryeministrin Rama, por edhe liderin demokrat, Sali Berisha.
Shehi tha se qytetarët nuk e duan Berishën, sepse është produkt i marrëveshjes së shëmtuar të 2008-tës, ku kryetarët e PS dhe të PD morën shumë pushtet.
Në lidhje me ftesën e Berishës për gjithë spektrin opozitar, Shehi deklaroi se Sali Berisha dëshiron bashkim opozite, kur ai është në qendër.
“Është produkt i marrëveshjes të vitit 2008. Berisha thotë që po të jem unë në qendër, edhe Veliaj le të vijë. Kjo ka ndodhur gjithmonë me Sali Berishën. Më 2005, mori Xhuvelin në qeveri.
Protesta po prodhon një dëshirë për ndryshim. Protesta duhet të hyjë në shtrat politik. Unë besoj se partia e dalë nga protesta do ia prishte balancat dy partite të mëdha”, deklaroi Shehi.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

