E paprecedentë! I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet në furgon

17 November 2026, 20:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
E paprecedentë! I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet

Është shqetësuese ajo që po ndodh në protestën e sotme të 171-tën me radhë të qytetarëve kundër qeverisë.

Policia ka tërhequr zvarrë një protestues të moshuar, duke e marrë me forcë në furgon.

Situata u shoqërua me tension të lartë. Qytetari po qëndronte i qetë në bulevard dhe ishte edhe me biçikletë, kur në mënyrë të papritur kanë ndërhyrë efektivët.

 

Tensionet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Reprezalja policore vazhdon, duke tentuar që të mos lejojnë protestat.  Qytetarët ndërkaq po marshojnë.

Siç raporton gazetari Renaldo Salianji, ka një urdhër, që policët të largojnë qytetarët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodh, edhe pse e drejta për të protestuar është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

 

Po ndodh...