“Vjeshta Europiane” e revoltave, CJR analizon protestat e të rinjve në Shqipëri dhe Evropë
Protestat e të rinjve janë kthyer në një fenomen të dukshëm në disa vende europiane, nga Franca dhe Italia te Belgjika, Portugalia dhe Gjermania. Megjithatë, pavarësisht ngjashmërive në pjesëmarrjen e brezit të ri dhe pakënaqësinë ndaj politikave qeveritare, këto lëvizje nuk përbëjnë një revoltë të vetme të organizuar në nivel kontinental.
Kështu vlerësohet në një analizë të publikuar nga Columbia Journalism Review, e cila ndalet te protestat e fundit në Europë dhe te mënyra se si ato pasqyrojnë shqetësime të ndryshme në secilin vend.
Një prej rasteve të përmendura është Serbia, ku lëvizja studentore mori hov pas shembjes së një pjese të stacionit të trenit në Novi Sad, ngjarje që shkaktoi viktima dhe nxiti zemërim të gjerë publik. Protestat u shndërruan në një sfidë të rëndësishme për pushtetin dhe institucionet serbe.
Edhe Shqipëria përfshihet në këtë panoramë përmes protestave të brezit të ri, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Lëvizja u nxit nga kundërshtitë ndaj projektit të zhvillimit turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në zonën e mbrojtur të Sazanit. Kundërshtimet për ndikimin e mundshëm në mjedis u shoqëruan me protesta dhe përplasje me policinë.
Megjithatë, Julius Fintelmann nga European Correspondent, i cituar në analizë, shprehet se nuk është e saktë që këto zhvillime të konsiderohen si një lëvizje e përbashkët europiane. Sipas tij, protestat kanë karakteristika të ngjashme, por secila lind nga problematika dhe rrethana të veçanta kombëtare.
Fintelmann argumenton se termi “Vjeshta Europiane”, i përdorur për të përshkruar këtë valë protestash, mund të krijojë përshtypjen e një organizimi apo koordinimi që në të vërtetë nuk ekziston. Lëvizjet nuk kanë një drejtim të përbashkët dhe as një strukturë që i lidh mes tyre.
Analiza ndalet edhe te mënyra se si mediat ndërkombëtare po i ndjekin këto zhvillime. European Correspondent, një media që raporton për çështjet europiane dhe ka ndërtuar një komunitet prej rreth 90 mijë abonentësh në buletinin e saj informativ dhe 184 mijë ndjekësish në Instagram, ka angazhuar gazetarë në terren për të pasqyruar protestat dhe zhvillimet politike në vende të ndryshme.
Në rastin e Shqipërisë, gazetari Deniz Eker u dërgua në zonat ku parashikohet të zhvillohet projekti turistik, për të trajtuar çështjen kryesisht nga këndvështrimi mjedisor.
Pavarësisht se nuk kanë një organizim të përbashkët, protestat në disa vende europiane tregojnë se brezi i ri po bëhet gjithnjë e më aktiv në kundërshtimin e vendimeve politike dhe projekteve që konsideron se prekin interesin publik.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

