U qëllua me shkop gome nga policia në protestë, protestuesi përfundon me plagë tek Trauma: Na kapën e na masakruan
17 November 2026, 23:15 / AKTUALITET
Protesta e sotme, e 171-ta kundër qeverisë është shoqëruar me tensione të shumta ndërmjet protestuesve dhe efektivëve.
Dhuna e policisë ndaj protestuesve ka qenë e dukshme, si në shoqërime, ashtu edhe në shtyrje apo goditje direkt ndaj qytetarëve.
Dhuna ka qenë aq e pranishme, sa një nga protestuesit ka përfunduar me plagë tek Trauma, raporton gazetari Osman Stafa.
I dhunuari nga efektivët është Lulzim Gjini, që është dhunuar tek zona e ish-Dinamos. Gjini është goditur me shkop gome.
Gjini shprehet se policia e ka dhunuar dhe e ka masakruar. Ai deklaron se dhuna është ushtruar jo vetëm ndaj tij, por edhe protestuesve të tjerë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

