“Edhe me Arlind Qorin bashkohem”, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

17 November 2026, 21:05 / POLITIKË ALFA PRESS
“Edhe me Arlind Qorin bashkohem”, Berisha sërish thirrje

 

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për bashkimin e opozitës, duke ftuar të gjithë aktorët politikë kundër qeverisë të bashkohen përballë asaj që ai e cilësoi si “rrezik ekzistencial” për Shqipërinë.

Gjatë një takimi me demokratët në Berat, Berisha deklaroi se edhe shqiptarët duhet të bashkohen sot, pavarësisht dallimeve politike.

Ai u bëri thirrje liderëve politikë që të mos e shohin afrimin me Partinë Demokratike si një kosto elektorale, duke shtuar se interesi kombëtar duhet të mbizotërojë mbi interesat partiake.

“Mos mendoni se humbisni vota po të afroheni me PD-në. Por edhe sikur të humbisni vota, në emër të interesit kombëtar duhet ta pranoni”, deklaroi ai.

Berisha u ndal edhe te mundësia e bashkëpunimit me figura të tjera politike, duke përmendur edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Ai theksoi se në këtë bashkim nuk duhet të përjashtohet askush, pavarësisht platformave apo qëndrimeve politike.

“Më pyesnin mua: ‘Edhe me Qorin do të bashkohesh?’ Po, po, me të gjithë. Asnjë nuk përjashtoj unë në këtë bashkim. Unë nuk do të them ndrysho platformën tënde politike. Mbaje, zotëri, e ke kundër PD-së, mbaje kundër PD-së. Po hajde, njëherë, të heqim këtë të keqe të madhe”, u shpreh Berisha.

Po ndodh...