Alarm për përmbytje në veri të vendit, qarqet më të rrezikuara

Reshjet e dendura të shiut pritet të përfshijnë veriun e vendit gjatë dy ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për përmbytje të lokalizuara dhe rrëshqitje dherash në disa zona.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, 18 nëntor, në qarkun e Shkodrës priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Situata pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, 19 nëntor, kur reshjet intensive deri lokalisht shumë intensive do të përfshijnë qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në Dibër parashikohen reshje intensive.
Për shkak të motit të keq, ekziston rreziku i grumbullimit të ujit dhe përmbytjeve në disa zona urbane. Në zonat malore kërkohet kujdes i shtuar për shkak të mundësisë së vërshimit të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

