Berisha shpjegon pse iku nga salla e parlamentit kur Rama mori fjalën: Nuk e dëgjoj dot atë...

18 November 2026, 11:14 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha shpjegon pse iku nga salla e parlamentit kur Rama mori fjalën: Nuk

Sali Berisha i pari dhe pas tij gjithë deputetët e PD, janë larguar nga salla e parlamentit, sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën. Kreu i PD pas kësaj ka mbajtur një kinferencë me gazetarët në oborrin e Kuvendit, ku është pyetur edhe për arsyen e këtij largimi. Sipas Berishës seanca u braktis sepse nuk mund ta dëgjojë dot Edi Ramën kur flet!

Pse u larguat nga seanca?

Berisha: Po a mund të qëndrohet në parlament kur ky njeri mban ligjëratën e mashtrimit?

Po ju kur erdhët, e dinit që do fliste ai?

Sali Berisha: Unë e dija që do fliste, prandaj dolëm. Thjesht ai nuk mund të dëgjohej.

Po nëse del disa herë ai, do dilni jashtë ju?

Sali Berisha: Jo, ne do themi fjalën edhe brenda. Ne do t’ia themi në sy të gjitha ato. Po ai ikën, ai ia mbath. Ia mbath ai, ikën ai, nuk rri. Ndaj dhe dola tani të flas flakë për flakë me të, t’i them se çfarë malli është, çfarë burri është, se ai nuk është burrë fare./Alfapress.al

Po ndodh...