"Thoni që Rama është diktator pastaj kufomë, nëse është kufomë pse nuk e mundni?"/ Berisha: Ne do fitojmë!

18 November 2026, 12:26 / POLITIKË ALFA PRESS

"Thoni që Rama është diktator pastaj kufomë, nëse

Në një konferencë për mediat para Parlamentit, Sali Berisha u përball me pyetje të drejtpërdrejta për deklaratat e tij ndaj Edi Ramës, të cilin e cilëson njëkohësisht si “kufomë politike” dhe diktator. 

Por, kur u pyet se kur opozita do ta mundë, Berisha u mjaftua me premtime për fitore, pa dhënë një afat konkret.

Berisha: Por një gjë është e sigurt që gjë në botë që ta rikthejë Edi Ramën nuk ka. Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.  

Po ndërkohë thoni që është një kufomë politike, por nga ana tjetër thoni që është një diktator. Tani si mund të jenë të dyja?

Sali Berisha: Po dhe diktatorët kanë kufomë. Nuk janë pa kufomë diktatorët.

Nëse është një kufomë politike ju duhet të arrini që ta mundni.
Sali Berisha: Jo, do ta mundim ne! Absolutisht. I garantoj shqiptarët se ky është në rrokullisje dhe gjë në botë ta shpëtojë nuk ka. Jo, jo, kjo s'ka diskutim. Nuk ka diskutim. Ky është i pashpresë.

Kur do ta mundni?

Sali Berisha: Kur? Ne vazhdojmë këtë betejë. Besoj se në qoftë se ka një fakt, ai mandat që grabiti, po i del për hundësh. A është e vërtetë kjo? Është e vërtetë.

Kur do ta mundni ju?
Sali Berisha: Ne persistojmë drejt fitores tonë. Ne do fitojmë. Kjo është e sigurt.

Po ndodh...