Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe Berlin

18 November 2026, 12:30 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Albanian Startups Diaspora Roadshow 2.0, rikthehet në Düsseldorf dhe

Pas edicionit të zhvilluar me sukses, në maj 2026, Albanian Startups Diaspora Roadshow vijon rrugëtimin e tij me Roadshow 2.0, në datat 23 nëntor në Düsseldorf dhe 25 nëntornë Berlin. 

Vijimi i kësaj nisme synon të forcojë edhe më tej lidhjet mesekosistemit shqiptar të startup-eve dhe kapitalit të diasporës, duke krijuar hapësira konkrete për bashkëpunim, shkëmbimpërvojash, mentorimdhe qasje e invesime në tregjet gjermane.

Roadshow 2.0 organizohet nga GERMIN, me mbështetjen e GIZ/EU4Innovation dhe në bashkëpunim me Startup Albania, duke u dhënë mundësinë gjashtë startup-e të tjera shqiptare përt’u prezantuar me investitorë, drejtues biznesesh dheprofesionistë të inovacionit e teknologjisë në Gjermani.

Ndalesa e parë do të zhvillohet më 23 nëntor, në WirtschaftsclubDüsseldorf, ku pritet të marrin pjesë rreth 80 - 100 përfaqësuestë komunitetit të biznesit, investitorë dhe profesionistë tëdiasporës. Aktiviteti realizohet në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një nga rrjetet më të mëdha tëbiznesit të diasporës. 

Më 25 nëntor, Roadshow do të zhvendoset në Berlin, nëambientet e betahaus Kreuzberg, ku pritet të mblidhen rreth 50 pjesëmarrës nga komuniteti i teknologjisë, inovacionit dhesipërmarrjes, si dhe përfaqësues të diasporës dhe Ambasadës sëShqipërisë, në Berlin.

Të interesuarit, për pjesmarrje, mund të regjistrohen këtu. 

Në qendër të dy aktiviteteve do të jenë prezantimet e gjashtëstartup-eve shqiptare, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, nga turizmi dhe shëndetësia digjitale te siguria kibernetike, inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i rreziqeve.

Coastify, është një startup në fushën e teknologjisë së turizmit, që synon të lidhë bizneset turistike me vizitorët përgjatëbregdetit shqiptar. Platforma, e zhvilluar nga Rovigo Solutions, parashikohet të lançohet në vitin 2027.

THE NOT FIT, ofron një platformë digjitale për menaxhimin e palestrave, duke integruar anëtarësimet, rezervimet dhe pagesat, si dhe mjete të bazuara në inteligjencën artificiale për programetë personalizuara stërvitjeje dhe ushqyerjeje.

SENTRIS, prezanton një zgjidhje teknologjike për analizimindhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me përmbytjet, zjarretdhe infrastrukturën, duke i shndërruar të dhënat nëparalajmërime dhe rekomandime konkrete për veprim.

Tidda, një startup në fushën e shëndetit digjital, përdorinteligjencën artificiale për të mbështetur kujdesin ndajpacientëve përmes asistentëve virtualë, monitorimit në distancëdhe analizës së të dhënave shëndetësore nëpërmjet zërit.

NextInnovate, përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuarorganizatat dhe bizneset në identifikimin e mundësive tëfinancimit, përgatitjen e projektpropozimeve dhe menaxhiminmë efikas të projekteve.

Qherence, ofron një platformë të sigurisë kibernetike qëpërkthen rreziqet digjitale në terma financiarë, duke ndihmuarbizneset të përcaktojnë masat e duhura mbrojtëse në përputhjeme buxhetet e tyre dhe kërkesat e rregulloreve evropiane DORA dhe NIS2.

Albanian Startups Diaspora Roadshow synon ta kthejë diasporënnë një urë lidhëse mes ideve inovative që zhvillohen në Shqipëridhe mundësive që ofrojnë tregjet ndërkombëtare. 

Startup-et shqiptare po shënojnë hapa të rëndësishëm në skenënndërkombëtare, duke promovuar jo vetëm potencialin dhearritjet e tyre, por edhe zhvillimin e një ekosistemi inovacioni qëpo fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në rajon dhe më gjerë.

Po ndodh...