"Sulltani do t’ju bëjë kurban!"/ Redi Muçi-socialistëve: Do ta miratoni me votat e Ballukut, Milas që kapardiset, Spiropalit apo p*rnostareve në videot e Agasit?

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka folur me një gjuhë të ashpër kundër mazhorancës gjatë diskutimeve për Buxhetin 2027 në Kuvend, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj për të kërkuar sakrifica nga qytetarët dhe për të miratuar projektbuxhetin.
Muçi ironizoi socialistët, duke renditur emra të zyrtarëve dhe deputetëve të përfshirë në afera. Ai përmendi ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Olta Xhaçkën, Sara Milan dhe Elisa Spiropalin.
Deputeti akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se i trajton socialistët si të zëvendësueshëm dhe se, sipas tij, është i gatshëm t’i sakrifikojë politikisht për të mbrojtur pushtetin.
“Ku e gjeni legjitimitetin t’ua prezantoni shqiptarëve këtë buxhet dhe me votat e kujt do ta miratoni? Me votat e atyre që e kanë batërdisur tërë këto vite? Me votën e Ballukut, që është akuzuar se ka vjedhur 1/10 e buxhetit që propozoni ju për vitin 2027?
Me votën e Xhaçkës, që akuzohet për korrupsion e pastrim parash? Me votën e Sara Milës, që luan me financat e fukarenjve që të kapardiset në këtë sallë? Apo me votat e të pezulluarës dhe ende jo të përjashtuarës Spiropali, apo me votat e pornostareve në videot e Agasit që u kanë rënë në sy Pandeli Majkos?
Jeni bërë më keq se Partia e Punës, sepse ata, kur përjashtonin dikë, detyroheshin të ngrinin duart. Sulltani nuk ju pyet ju fare.
Kërkoni të miratoni një buxhet, kur prej gjashtë muajsh protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit? Sa herë të shkelësh në stadium, Balla, do të përballesh, sepse u ke kthyer krahun.
Sulltani është gati t’ju bëjë kurban një nga një. Nuk ju merr as leje, ju bën kurban dhe ju heq qafe”, deklaroi Muçi.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

