Jakup Krasniqi del nga burgu në Hagë, mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë

18 November 2026, 13:31 / KOSOVA ALFA PRESS

Jakup Krasniqi del nga burgu në Hagë, mbërrin në

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka mbërritur sot në banesën e tij në Prishtinë, ku është takuar me familjarët, pas një vizite të përkohshme të miratuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vizita është autorizuar për arsye humanitare dhe lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Në banesën e Krasniqit janë parë edhe pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë zhvillimit të vizitës.

Sipas raportimeve mediatike, qëndrimi i tij në familje është parashikuar të zgjasë deri rreth orës 17:00.

Krasniqi ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në kuadër të çështjes ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ndodh...