Sulm kibernetik ndaj 178 organizatave në botë, në shënjestër CNN, BBC dhe Zoom
Një sulm kibernetik në shkallë të gjerë ka vënë në rrezik vizitorët e faqeve të internetit të 178 organizatave në mbarë botën, mes tyre CNN, BBC, Zoom, HSBC, IKEA, Salesforce dhe Equifax.
Sulmuesit kanë shfrytëzuar një cenueshmëri në platformën Optimizely, e përdorur nga kompanitë për testimin dhe personalizimin e faqeve online, për të injektuar kode keqdashëse që shpërndaheshin te përdoruesit pa dijeninë e tyre.
Sipas Reuters, studiuesi i sigurisë kibernetike Scott Helme zbuloi se programet keqdashëse synonin vjedhjen e kriptomonedhave, të dhënave të kartave bankare, skedarëve të identifikimit të shfletuesit dhe pamjeve të ekranit. Sulmi përfshinte gjithashtu mjete për shfrytëzimin e dobësive të sigurisë në pajisjet Apple, përfshirë iPhone dhe iPad.
Optimizely konfirmoi ndërhyrjen e paautorizuar, duke deklaruar se kishte mbyllur cenueshmërinë, hequr kodin keqdashës dhe marrë masa shtesë për mbrojtjen e llogarive të prekura.
Ndërkohë, Salesforce njoftoi se po hetonte incidentin dhe kishte çaktivizuar skriptet e Optimizely si masë paraprake. Equifax bëri të ditur se kishte ndërprerë përdorimin e platformës dhe nuk kishte konstatuar prova për komprometimin e sistemeve të saj.
Deri më tani, përmasat e plota të dëmit financiar dhe numri i përdoruesve të prekur nuk janë bërë të ditura.
Sulm kibernetik ndaj 178 organizatave në botë, në shënjestër CNN, BBC, Zoom dhe HSBC

Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128