“Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet”, Sula: PD ka shkatërruar strukturat

18 November 2026, 23:28 / POLITIKË ALFA PRESS
“Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet”, Sula: PD ka

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka komentuar situatën në opozitë dhe strategjinë e Partisë Demokratike, duke deklaruar se me gjendjen aktuale të saj, Partia Socialiste do të fitojë sërish zgjedhjet.

Sipas tij, PD ka shkatërruar strukturat e saj organizative, ndërsa PS mbetet e organizuar, çka do ta ndihmojë të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2029.

“Nuk po ndalem në mbrojtje të PS-së, por me këtë sistem dhe me këtë mënyrë ku është katandisur opozita, prapë PS në 2029-ën i fiton zgjedhjet. Nuk mund të ketë 83, do të ketë më pak, por forcë e parë do të dalë, s’ka rrugë tjetër”, deklaroi Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Më tej, ai u ndal te zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke parashikuar një tjetër fitore të socialistëve. 

“Shiko zgjedhjet e bashkive në 2027-ën, do t’i fitojë prapë, më shumë. Sepse është më e strukturuar, këta (PD) kanë shkatërruar strukturat. Nuk them se PS i fiton të gjitha, por PS del forcë e parë”, u shpreh Dashnor Sula.

  (A2 Televizion)

Po ndodh...