"Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare", Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës

19 November 2026, 10:30 / BOTA ALFA PRESS

"Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare",

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se koordinimi konstruktiv mes tri fuqive mund të kontribuojë në stabilitetin global.

Gjatë deklaratave në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Shenzhen të Kinës, Putin u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping, duhet të diskutojnë çështje me rëndësi globale dhe rajonale, përfshirë sigurinë energjetike.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Putin theksoi se të tria vendet kanë jo vetëm një histori të përbashkët si fuqi fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

Kreu i Kremlinit vlerësoi se bashkëpunimi mes Moskës, Uashingtonit dhe Pekinit mund të ndihmojë në forcimin e stabilitetit ndërkombëtar, në një periudhë të karakterizuar nga tensione dhe pasiguri gjeopolitike.

Po ndodh...