Tetë vite pas festimit me shqiponjë ndaj Serbisë, Shaqiri zbulon prapaskenat: Mediat zvicerane ndikuan te ne
Ish-futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, është rikthyer te një prej momenteve më të përfolura të Kampionatit Botëror të vitit 2018 në Rusi, kur festoi me gjestin e shqiponjës pas golit të shënuar ndaj Serbisë.
Ai ka zbuluar edhe ndikimin që kjo ngjarje pati te përfaqësuesja e Zvicrës.
Në një intervistë për mediumin zviceran RSI.ch, Shaqiri ka folur për emocionet, provokimet dhe polemikat që e shoqëruan atë ndeshje, ku bashkë me të, gjestin e shqiponjës e bënë edhe Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner.
“Para ndeshjes ishte shkruar shumë në media dhe kishte pasur shumë provokime, si para ashtu edhe gjatë takimit. Në fund, për mua ishte e rëndësishme që ta fitonim ndeshjen në aspektin sportiv dhe të tregonim vlerat tona në fushë. Donim të tregonim se ishim aty për sport, jo për politikë, edhe pse në fund pati edhe dimension politik. Emocionet u përfshinë sepse ishte shkruar dhe provokuar shumë. Mendoj se edhe mediat e tepruan pak me gjithë atë që ndodhi. Shumë njerëz në Zvicër nuk e kuptuan situatën.", ka thënë Shaqiri.
Sipas tij, polemikat rreth gjestit të shqiponjës ua morën energjinë dhe ndikuan në përqendrimin e futbollistëve para përballjes me Suedinë, në fazën e 1/8 së finales.
“Mendoj se mediat zvicerane ndikuan gjithashtu. U shkrua shumë dhe na u desh të shpjegonim vazhdimisht pse e kishim bërë atë gjest. Kjo na mori shumë energji dhe ndikoi në përqendrim. Nuk ishte e lehtë”, ka theksuar Shaqiri.
Zvicra u eliminua nga Suedia, duke humbur 1:0 në ndeshjen e zhvilluar më 3 korrik 2018, ndërsa gjesti i shqiponjës i Shaqirit dhe Xhakës ndaj Serbisë mbetet një nga momentet më të diskutuara të atij Botërori.
Shaqiri vazhdon të jetë aktiv në futbollin profesionist ku luan për skuadrën Basel, derisa është pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Protesta është më e madhe se partitë
Sorosi, Berisha dhe hipokrizia politike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

