Putin shfaqet në Kinë me “çantën e apokalipsit bërthamor”, çfarë fshihet pas “Cheget”?

19 November 2026, 13:36 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Putin shfaqet në Kinë me “çantën e apokalipsit

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një zyrtar që mbante të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, pajisje që është pjesë e sistemit të komandimit të forcave strategjike bërthamore të Rusisë.

Një prej anëtarëve të delegacionit të Putinit konfirmoi për gazetarët kureshtarë se çanta speciale është pjesë e sistemit rus të komandës bërthamore.

E njohur me emrin “Cheget”, pajisja shërben për të mundësuar komunikimin e sigurt mes udhëheqjes ruse dhe komandës ushtarake, si dhe përcjelljen e urdhrave që lidhen me përdorimin e armëve atomike.

Megjithëse pamjet nga vizita e fundit në Kinë tërhoqën menjëherë vëmendje, kjo në fakt, nuk përbën të parën herë që Putini shfaqet i shoqëruar nga zyrtarë që mbajnë pajisje të tilla.

Edhe gjatë vizitës së tij në Pekin, në tetor të vitit 2023, presidenti rus u shoqërohej nga dy zyrtarë me uniformë, të cilët mbanin secili nga një çantë të ngjashme.

Pamjet u regjistruan pas takimit të tij me presidentin kinez Xi Jinping, teksa Putini po largohej drejt një angazhimi tjetër, nën shoqërinë e truprojave.

Megjithatë, “Cheget” nuk është një pajisje që mund të aktivizojë drejtpërdrejt armët bërthamore apo të nisë e vetme një sulm.

Funksioni i saj është të shërbejë si pjesë e sistemit përmes të cilit konfirmohet dhe përcillet një urdhër presidencial për përdorimin e armëve bërthamore.

Më pas, urdhri i përcillet Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, i cili është përgjegjës për hapat e mëtejshëm të zbatimit.

Po ndodh...