“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë protestën në bulevard

19 November 2026, 18:29 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nuk largohemi pa ikur Rama”, protestuesit vijojnë

Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën e tyre para godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur të pandryshuar qëndrimin për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht kufizimeve të vendosura nga akti normativ i qeverisë, i cili ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë ndaj qytetarëve që mblidhen në bulevard, protestuesit nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë qëndrimin në shesh deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e Ramës.

Kjo lëvizje proteste, e nisur më 31 maj, po vijon me tubime të përditshme, ndërsa organizatorët kanë nisur përgatitjet për një mobilizim më të gjerë më 28 Nëntor.

Protesta kombëtare pritet të mbledhë qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë nga diaspora, në një tjetër përballje me qeverinë në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Po ndodh...