Gazetari Poli Hoxha i drejtohet Gazment Bardhit: Protesta kërkon edhe largimin e Berishës, duhet rrëzuar gjithë sistemi

19 November 2026, 21:57 / POLITIKË ALFA PRESS
Gazetari Poli Hoxha i drejtohet Gazment Bardhit: Protesta kërkon edhe

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emisionit Prime News24  mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe gazetarit Poli Hoxha, lidhur me protestën, kërkesat e saj dhe rolin e opozitës.

Hoxha argumentoi se protesta nuk synon vetëm largimin e Edi Ramës, por edhe ndryshimin e sistemit politik dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Nga ana tjetër, Bardhi këmbënguli se beteja kryesore e opozitës është kundër qeverisë së Ramës dhe se fillimisht duhet garantuar vota e lirë.

Debati në studio:

 

Poli Hoxha: Po i kritikove këta, këta të thonë se je pro Ramës, meqë kritikon opozitën. Këta vetë thonë se nuk fitojnë dot me këtë sistem, me patronazhistë. Bëhet fjalë për të rikthyer sistemin demokratik. The Atlantic ka bërë një shkrim dhe thotë të vërtetën, duke u shprehur se e kanë me sistemin dhe korrupsionin që prodhon ky sistem. Thelbi i protestës është që të mos ketë më riciklime. Berisha del me parullën që të bashkohemi me armiqtë, vetëm të heqim Edi Ramën. Ja, e hoqëm Ramën, por sistemi bipartiak ka kapur votën. Protestuesit shprehen se parlamenti është i shitur.

Gazment Bardhi: Mua nuk më thotë dot i shitur, sepse kam bërë betejë me kosto edhe familjare.

Poli Hoxha: Po flasim për sistem. Ju nuk dëgjoni kritikat që bëhen për Berishën.

Gazment Bardhi: Para se të shkojmë te sistemi, duhet të garantojmë votën e lirë. Duhet të rikthejmë demokracinë në vend.

Poli Hoxha: Pse protesta do që ta largojë Sali Berishën?

Gazment Bardhi: Nëse të duket mirë Rama, mbaje.

Poli Hoxha: Ju bashkëpunoni.

Gazment Bardhi: Ne jemi në luftë me Ramën.

Poli Hoxha: Kur thuhet “Rama në burg, Berisha në burg”, është metaforë se problem është sistemi, është rrëzimi i kastës. Merret me të gjitha partitë, njësoj si në Serbi. Hajde bashkohu me këtë kauzë, nuk mund të vësh kushte.

Gazment Bardhi: Situata nuk ka ngjashmëri me Serbinë.

 

Po ndodh...