“Rama vijon me të vetën”, gazetari Artion Vreto: PD kërkon të marrë meritat e protestës dhe të vijë në pushtet
Gazetari Artion Vreto, i ftuar në emisionin “Prime News” në News24, ka komentuar zhvillimet politike dhe protestat kundër qeverisë, duke kritikuar mënyrën se si po pozicionohet opozita përballë lëvizjes qytetare.
Vreto u shpreh se situata politike i ngjan një teatri mes PS-së dhe PD-së, ndërsa sipas tij edhe partitë e reja janë gjurmë të forcave të mëdha politike.
Duke u ndalur te Partia Demokratike dhe deklaratat e përfaqësuesve të saj, ai tha se opozita duhet të përmbushë detyrën e saj politike, por paralajmëroi se PD synon të marrë meritat e protestës dhe të përfitojë politikisht prej saj, me synimin për të ardhur në pushtet.
“Shoh një film, teatër PS-PD, dhe partitë e reja janë gjurmë të forcave të mëdha politike. Duke u ndalur te PD, Bardhi thotë: ‘Po mbrojmë këtë, atë’. Por për atë punë je. Po opozitën do bësh. Opozita duhet të bënte punën e vet, detyrën e vet. U ngrit një protestë, pasi zëri i shqiptarëve ka ardhur aty ku nuk mban më. PD tani do të marrë edhe disa gjëra nga protesta, të marrë me vete protestuesit, pasi do që të vijë në pushtet. Rama s’do që ta lërë pushtetin.”, tha ai.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Protesta është më e madhe se partitë
Sorosi, Berisha dhe hipokrizia politike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


