Shkëputen disa pjesë nga fasada e një pallati në Durrës, dëmtohet një automjet

19 November 2026, 20:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shkëputen disa pjesë nga fasada e një pallati në

Një pjesë e fasadës së një pallati në lagjen nr. 1 në Durrës pranë Universitetit, është shkëputur duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Si pasojë e rënies së materialeve është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë pallatit.

Pas incidentit të regjistruar në pallatin shumëkatësh në rrugën e Currilave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e zjarrfikëses, ata të policisë dhe shërbimi i ambulancës.

Pallati është rrethuar me shiritat e sigurisë për të paralajmëruar qytetarët për rrezikun.

Në Durrës shpesh herë kanë ndodhur ngjarje të tilla, të cilat rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, veçanërisht të këmbësorëve që lëvizin pranë ndërtesave.

Po ndodh...