Aktivistja Greta Thunberg flet nga Tirana, bashkohet me “Flamingot”: Shqiptarët dinë të rezistojnë, bota po ndjek me vëmendje
Aktivistja e njohur ndërkombëtare për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë që prej 173 ditësh protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike 36-vjeçare.
Nga Tirana, ku është bashkuar me protestuesit, Thunberg flet për rezistencën e shqiptarëve për atë që e cilësoi si shkatërrim të natyrës, tjetërsim të pasurive kombëtare në favor të fuqive imperialiste, korrupsion dhe dhunë ndaj protestuesve nga shteti dhe strukturat e policisë.
“Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë “Revolucionit Flamingo”. Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.
Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar.
Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me “Revolucionin Flamingo” dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, tregon ajo.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Protesta është më e madhe se partitë
Sorosi, Berisha dhe hipokrizia politike
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


