Dyshime për kontrabandë në portin e Durrësit, zbulohen 16.8 tonë karburant të padeklaruar

19 November 2026, 19:46 / AKTUALITET ALFA PRESS
Dyshime për kontrabandë në portin e Durrësit, zbulohen 16.8

Një anije e ankoruar në portin e Durrësit është bllokuar nga autoritetet doganore, pasi gjatë kontrollit fizik është konstatuar një sasi karburanti më e madhe nga ajo e pasqyruar në dokumentacion.

Sipas Doganës së Durrësit, diferenca e evidentuar arrin në rreth 16.8 tonë karburant, që dyshohet se nuk ishte deklaruar dhe ishte mbajtur jashtë procedurave doganore.

Kontrolli u krye pas informacioneve operative për mospërputhje mes sasisë së deklaruar dhe asaj që ndodhej në anije. Pas konstatimit, shërbimet doganore hartuan procesverbalin përkatës dhe vendosën bllokimin e mjetit lundrues.

Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore dhe verifikuese për të sqaruar rrethanat e rastit dhe përgjegjësitë e mundshme.

Po ndodh...