Pogradec/ Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja, dyshohet se ka ndërruar jetë prej 3 ditësh. Jetonte vetëm, fëmijët i jetojnë jashtë shtetit

19 November 2026, 21:48 / AKTUALITET ALFA PRESS
Pogradec/ Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja, dyshohet

Një 80-vjeçare, e identifikuar si Zhuljeta Ruvina, është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Dyshohet se e moshuara kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë, ndërsa trupi i saj u zbulua pas njoftimit të fqinjëve.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë sinjalizuar policinë, pas dyshimeve për mungesën e saj.

Pas hapjes së derës së banesës, 80-vjeçarja është konstatuar pa shenja jete.

Zhuljeta Ruvina jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodheshin jashtë vendit. Ndërkohë, policia po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

 

Po ndodh...