Histori i pazakontë/ Nuk i bleu çantën 25 mijë euro, modelja bën bllok futbollistin e Realit

19 November 2026, 23:41 / SPORT ALFA PRESS

Histori i pazakontë/ Nuk i bleu çantën 25 mijë euro,

Një histori e pazakonte është duke bërë xhiron në rrjetet sociale, ku në qendër të vëmendjes ka qenë mesfushori i Real Madridit, Eduardo Kamavinga. 

Raportohet se prej afro 1 muajsh, mesfushori ishte në një lidhje me një modele në Madrid.

Me rastin e ditëlindjes së saj, ajo thuhet se i kishte kërkuar një çantë luksoze me vlerë 25 mijë euro. 

Por përgjigjja e Kamavigës ishte krejt ndryshe nga ajo që pritej! Futbollisti i kishte dërguar një kuti dhuratash me produkte të sponsorëve të Real Madridit, ku përfshiheshin një fanellë e firmosur dhe një kapele e klubit. 

Ky vendim i Kamavingës ka shkaktuar komente të shumta.

Modelja thuhet se nuk ishte aspak e kënaqur me dhuratën dhe vendosi ta bllokonte futbollistin në të gjitha rrjetet sociale.

Po ndodh...