Erjon Vishkulli thërritet për të dëshmuar, prokuroria kërkon listën e policëve në detyrë në tubimin e 24 tetorit

20 November 2026, 11:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Erjon Vishkulli thërritet për të dëshmuar, prokuroria

Prokuroria e Tiranës i dërgon fletëthirrje për ta pyetur protestuesin, Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy në protestën e datës 24 tetor.

Fletëthirrja është firmosur nga prokurori Ndini Tavani dhe përmes saj i kërkohet 28-vjecarit të paraqitet para grupit të hetimit në  25 nëntor ora 11.

I riu, i cili kreu disa ndërhyrje kirurgjikale në Itali u kthye pak ditë më parë, rikthim i cili u njoftua në rrjetet sociale. Plagosja e tij gjatë protestës është nën hetim dhe prokuroria po pret letërporosinë për të konfirmuar nëse ai u qëllua me plumb gome apo është dëmtuar me sende të tjera.

Sakaq prokurori ka kërkuar nga policia listën e oficerëve që ishin në detyrë atë ditë dhe cilët prej tyre përdornin armët me plumba gome.

Hetimet janë bashkuar duke u referuar në disa kallëzime të protestuesve të dëmtuar që pohojnë dhunë prej policisë, e cila po ashtu ka referuar dhjetëra protestues për t’u hetuar për dhunë ndaj tyre, objekteve shtetërore dhe dëmtim të pronës private.

Po ndodh...