‘Kam parë vdekjen me sy!'/ Gazetari Ervin Baku përplaset nga autobusi, transportohet në spitalin e Traumës

20 November 2026, 11:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Kam parë vdekjen me sy!'/ Gazetari Ervin Baku përplaset

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, ku i përfshirë gazetari i sportit, Ervin Baku. Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, pranë shtëpisë së tij.

Baku po udhëtonte me motorin e tij, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka pësuar dëmtime dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

‘Kam parë vdekjen me sy’, thotë Baku në një koment të shkurtër për mediat!

Ervin Baku është gazetar i sportit shqiptar me një karrierë mbi tri dekada në median e shkruar, televizion dhe radio.

Rrugëtimi i tij profesional nisi më 22 shkurt 1991, kur botoi shkrimin e parë në gazetën Sporti Popullor.

Po ndodh...