Mbronte me hunj selinë e PS gjatë protestës studentore, arrestohet me kërkesë të autoriteteve italiane inspektori i IMT

20 November 2026, 14:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mbronte me hunj selinë e PS gjatë protestës studentore,

Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Arapi është identifikuar si një prej personave që dolën me hunj dhe sende të forta nga selia e Partisë Socialiste gjatë përplasjes me protestuesit studentorë. Identifikimi i tij në këtë ngjarje është konfirmuar edhe nga gazetari Andi Kurti.

Sipas Policisë së Shtetit, 41-vjeçari është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Romë, Itali, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.

Arrestimi u krye në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, ndërsa pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Nga pamjet me hunj në mbrojtje të selisë së PS-së, te arrestimi për llogari të drejtësisë italiane: rasti i Miklovan Arapit rikthen në vëmendje një prej episodeve më të diskutuara të protestës studentore.

Po ndodh...