Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës

Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit, në kuadër të dy operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale.
Njëri prej tyre dyshohet se ka grabitur një taksist nën kërcënimin e një mjeti prerës, ndërsa dy të tjerët janë kapur në Portin e Durrësit me lëndë dhe fara të dyshuara narkotike kanabis.
Operacioni i parë, i koduar “Reagimi”, u finalizua në lagjen nr. 14 të qytetit. Në pranga ra një 34-vjeçar me inicialet Xh. S., i cili dyshohet se ka kërcënuar me një mjet prerës një taksist 30-vjeçar dhe i ka marrë atij celularin, një shumë parash dhe çelësat e automjetit.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit të dytë, të koduar “Yellow Line”, Policia Kufitare dhe strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me autoritetet doganore, arrestuan dy të rinj në Portin e Durrësit.
Të arrestuarit janë D. Z., 27 vjeç, dhe E. K., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën gjatë kontrollit të një furgoni, ku policia zbuloi një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara narkotike kanabis, lëndë të dyshuar narkotike dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët e gjetura, automjeti dhe dy telefona celularë. Dy të rinjtë dyshohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim.
Për të dyja rastet, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Protesta është më e madhe se partitë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


