Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027/ PD kundër pajisjeve të identifikimit elektronik

20 November 2026, 19:34 / POLITIKË ALFA PRESS
Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027/ PD kundër pajisjeve të

 

Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit Rregullator në KQZ që në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 të mos përdoren pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, argumentoi se këto pajisje nuk garantojnë parandalimin e votimit të dyfishtë apo të shumëfishtë.

“Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë.

Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti.

PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.”- tha Logu.

Po ndodh...