Napoli, varësi nga numrat e De Bruyne

Ish-lojtari i Manchester City, Kevin De Bruyne nuk shkëlqen vetëm me fanellën e kombëtares së Belgjikës, por po regjistron shifra të jashtëzakonshme edhe në futbollin italian. Mesfushori po dominon ndaj shokëve të skuadrës në pothuajse të gjitha aspektet statistikore, duke u renditur i pari në plot dhjetë kategori.
Sipas të dhënave të publikuara nga FotMob, ai kryeson klasifikimet për numrin e golave, kontributin ofensiv (gola dhe asistime), golat për 90 minuta, golat e pritshëm ,golat e pritshëm në kuadratin e portës, rastet e krijuara, asistimet e pritshme dhe kombinimet për 90 minuta.
Në shumicën e klasifikimeve të tjera ai gjithashtu renditet në podium. Është i treti për asistime, raste të mëdha të krijuara dhe topa të rikuperuar në gjysmën sulmuese të fushës.
Debateve të shkaktuara nga deklaratat e bashkëshortes së tij disa muaj më parë, e cila kishte thënë se “sa më shpejt të largohemi, aq më mirë”, si dhe kritikave për kërkesat e tij të vazhdueshme ndaj shokëve të skuadrës, duket se po u përgjigjet në fushën e lojës.
Edhe interesimi konkret i PSV Eindhoven për të, apo perceptimi për një qëndrim arrogant brenda dhe jashtë fushës, zbehen përballë statistikave të tilla.
Kevin De Bruyne po shkëlqen në Serinë A, duke lënë pas jo vetëm mesfushorët, por edhe futbollistë të roleve të tjera. Shifrat e tij po dëshmojnë se klasi i belgut mbetet i paprekur.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


