Mourinho paralajmëron Vinicius: Talenti nuk garanton vendin e titullarit

Trajneri portugez kërkon vazhdimësi dhe sakrificë nga braziliani, duke theksuar se askush nuk e ka të garantuar një vend në formacionin e parë, pavarësisht talentit.
Në prag të sfidës mes Real Madridit dhe Celta Vigos, Jose Mourinho është rikthyer të flasë për statusin e Vinicius Junior, i cili rikthehet pas një pezullimi prej katër ndeshjesh. Braziliani u ndëshkua me karton të kuq në përballjen ndaj Villarrealit, pas një incidenti me kundërshtarin Nathan Saliba dhe protestave të ashpra ndaj arbitrit.
Mourinho bëri të qartë filozofinë e tij: talenti është i rëndësishëm, por nuk përbën garanci për një vend në formacionin titullar. Sipas trajnerit, çdo futbollist duhet ta fitojë hapësirën në fushë përmes punës, përkushtimit dhe paraqitjeve të mira.
Ky mesazh vlen edhe për Vinicius, një prej lojtarëve më të talentuar të skuadrës, të cilit Mourinho i kërkon më shumë vazhdimësi dhe sakrificë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


