Takim me studentë pa protestuesit, Rama publikon mesazhin e tij për revoltën rinore, mban sekret diskutimin
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me publikun pamjet nga takimi me një grup studentësh, por jo atë që u diskutua mes tyre. Në videokartolinën e publikuar në rrjetet sociale, qytetarët mund të shohin takimin, por jo përmbajtjen e debatit.
Sipas Ramës, studentët besojnë te protesta, por jo te përdorimi i gurëve. Një mesazh që kryeministri ka vendosur ta përcjellë publikisht, ndonëse përmbajtjen e plotë të bisedës e ka lënë jashtë vëmendjes së publikut.
Ai thotë se me studentët ka rënë dakord që debati të mos publikohet për momentin dhe të ndahen vetëm pamjet e takimit. Kështu, publiku merr videon dhe përfundimin e Ramës, por jo argumentet, pyetjet apo qëndrimet që u shkëmbyen gjatë diskutimit.
Në fund, kryeministri nuk ka harruar as falënderimet për Sara Bodon, të cilën e vlerëson për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe për përfshirjen e të rinjve pa dallime politike.
Një takim me studentët, një mesazh për protestën dhe një debat që, të paktën për publikun, duhet të mbetet sekret.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


