Tërmeti 6.7 ballë godet Perunë, lëkundjet ndihen deri në Lima dhe Kolumbi

21 November 2026, 08:07 / BOTA ALFA PRESS

Tërmet 6.7 ballë në Peru, lëkundjet ndihen deri në Lima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore të premten në mbrëmje, më 20 nëntor, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët. Lëkundjet u ndjenë në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, si dhe në pjesë të Kolumbisë.

 Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín.

Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 129 kilometra, ndërsa intensiteti i lëkundjeve në rajonin Junín arriti nivelin V të shkallës së modifikuar Mercalli.

Deri në momentin e raportimit, nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet po ndjekin situatën, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri pas lëkundjeve të forta.

 Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë gjeografike, duke rikthyer vëmendjen te aktiviteti sizmik në rajonin e Paqësorit, ku Peruja është ndër vendet me aktivitet të lartë sizmik.

Po ndodh...