Veliaj nga qelia i shpall hapur luftë Ramës: Fitoret s’na i dhanë bandat! Më pikëllon kur drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye
Kryebashkiaku i Tiranës Eirion Veliaj i është drejtuar socialistëve me një mesazh nga qelia e paraburgimit të Fierit, disa momente përpara fillimit të Asamblesë së Tiranës ku do të flitet për organizimin në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Tashmë i drejtpërdrejtë në përplasjen me Edi Ramën, Veliaj thotë se parimet në Partinë Socialiste nuk kanë vlerë, e ajo që ka zënë vend si primare, është besimi i verbër për kryetarin. Veliaj ka akuzuar anëtarë të kabinetit qeveritar e drejtues të administratës, si figura që kanë përdorur pushtetin për favore personale.
“Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës. Po a jemi ende ajo parti?
Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?
Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve”, shkruan Veliaj.
“Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh! Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë. Tirana është qyteti i rinisë, kulturës dhe optimizmit. Tirana është zemra jonë e madhe.
Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar. Me mall, respekt, përulje dhe mirënjohje, Miku dhe shoku juaj, Socialisti me duar të lidhura”, shkruan Veliaj.
Pas tre mandatesh në krye të bashkisë më të madhe në vend, sot Erion Veliaj është vetëm një anëtar i thjeshtë i Partisë Socialiste, i përjashtuar nga çdo forum drejtues. Ai ende e mban statusin e kryebashkiakut të Tiranës, duke drejtuar nga qelia e paraburgimit.
Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për dyshime mbi korrupsionin dhe pastrimin e parave. Hetimi lidhej gjithashtu me aktivitetin financiar të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Veliaj po gjykohet për 13 akuza, mes tyre “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “mosdeklarim pasurie”, “shpërdorim detyre” dhe “futja e sendeve në burg”. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të si leje ndërtimi dhe kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Që prej arrestimit të tij, u përfol për një përplasje me kryeministrin Edi Rama, por fillimisht palët e mohuan ndërsa sot konflikti po zhvillohet publikisht. Veliaj kërkoi dhe të ishte pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së ku përmes një fjalimi kërkoi mocion mosbesimi për kryetarin e partisë.
Kryebashkiaku ka folur dhe për akuza e kërcënime nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu. Konkretisht Veliaj ka thënë se do t’i rëndohej pozita penale nëse nuk delegonte kompetencat e bashkisë dhe nëse nuk pranonte përfshirjen në protesta.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


