Rama i frikësuar/ Sjell të gjithë kupolën e PS në Tiranë, 19 deputetë dhe ministra në krye të strukturave

21 November 2026, 12:41 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama i frikësuar/ Sjell të gjithë kupolën e PS në

Partia Socialiste ka prezantuar organizimin e ri politik në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

Gjatë Asamblesë së PS-së në kryeqytet, drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se në drejtimin e fushatës do të angazhohen 19 deputetë dhe ministra.

Sipas Manastirliut, organizimi i ri synon të forcojë praninë e socialistëve në terren dhe të koordinojë punën e strukturave në funksion të zgjedhjeve lokale në kryeqytet.

Ajo bëri gjithashtu me dije se skema e re organizative do të funksionojë përmes pesë niveleve të përgjegjësisë, me synimin për të përcaktuar më qartë detyrat dhe angazhimin e drejtuesve politikë dhe strukturave të partisë.

Me organizimin e ri, PS-ja do të ketë 5 nivele përgjegjësie:

19 deputetë dhe ministra

27 njësi të Tiranës dhe 3 grupe fshatrash

34 blloqe për praninë besnike

30 koordinatorë

420 te deleguar

Po ndodh...