Pas Veliajt, Berisha merr në mbrojtje edhe Spiropalin: SPAK po përdoret si armë politike!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, akuzoi SPAK-un se po përdoret si armë politike, duke iu referuar regjistrimit të procedimit penal për veprat e dyshuara që lidhen me deputeten socialiste Elisa Spiropali.
Në përgjigje të pyetjes së një qytetari, Berisha theksoi se akuzat ndaj Spiropalit i kishte ngritur dy vite më parë në Kuvend, ndërsa e cilësoi kohën e regjistrimit të procedimit si dëshmi të përdorimit politik të SPAK-ut, pas qëndrimeve kundërshtuese të deputetes ndaj Edi Ramës.
Kujtojmë se më herët ai ka marrë në mbrojtje edhe Erion Veliajn duke akuzuar se po persekutohet nga Rama dhe Balluku në burgun e Fierit. Kreu i PD gjithashtu ju ka bërë thirrje të dyve të bashkohen në Frontin opozitarë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
Pyetje-Përgjigje:
Edison Breçani: Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzimet e mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.
Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion.
Burimet konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër, por me veprat penale.
A mendoni se tashmë është përhapur një front i ri lufte brenda Partisë Socialiste, se kush ia fut më shumë njëri-tjetrit?
Sali Berisha: Edison, kjo që thoni ju është plotësisht e vërtetë. Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente.
Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


