Vendi i parë në Botëror, Lara Colturi nderon Shqipërinë
Shkruhet historia për sportin shqiptar. Lara Colturi ia ka dalë me sukses në Kupën e Botës në ski, duke fituar për herë të parë një garë të këtij niveli në disiplinën e sllallomit në Gurgl të Austrisë.
Skiatorja 20-vjeçare, që garon nën flamurin shqiptar, la pas dy sportiste suedeze, Sara Hector dhe Anna Sëenn Larsson, për të siguruar vendin e parë në podium.
Gjithçka u vendos pas dy zbritjeve, ku Colturi tregoi nivel të lartë dhe arriti të përmbysë pozicionin e saj pas paraqitjes së parë, duke marrë fitoren që kishte kërkuar prej kohësh.
Por suksesi në Austri nuk është i vetmi lajm i madh. Me këtë rezultat, Lara ka marrë edhe kreun e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës.
Një arritje që e vendos emrin e Shqipërisë në qendër të vëmendjes së skive ndërkombëtare dhe që konfirmon se Lara Colturi është tashmë një emër për t’u ndjekur në garat më të rëndësishme të sezonit.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


