“Pa rezoluta për Veliajn, asnjë shkarkim në bashki”, çfarë tha Rama me dyer të mbyllura në Asamblenë e PS-së?
21 November 2026, 13:46 / POLITIKË
Në pjesën e mbyllur të Asamblesë së PS-së, mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar të gjithëve që të punojnë në terren, pasi sipas tij nuk ka konflikt të brendshëm në PS.
Një mesazh kryesocialisti e ka pasur edhe për këshilltarët bashkiakë socialistë, ku ka thënë se nuk është e nevojshme të bëni rezoluta (duke iu referuar Halit Valterit).
Si në pjesën mediatike, edhe në atë pa media, Rama ka kërkuar që të mos hiqet njeri nga puna në bashki.
Po ashtu, në mbledhjen e mbyllur nuk është përmendur asnjë kandidat për Tiranën.
Më 29 tetor, Halit Valteri ka lexuar një rezolutë të këshilltarëve socialistë për sa i përket transferimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Nga Andri Nurellari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


