“69 mijë euro për t’u rinuar”/ Bardhi publikon akuzat e reja ndaj Ballukut: Nuk i ka deklaruar paratë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar akuza të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo ka shpenzuar 69 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike për rinovimin e pamjes së saj. Në një reagim publik, Bardhi e akuzon Ballukun për mosdeklarimin e këtyre shpenzimeve dhe ngre pikëpyetje mbi burimin e parave, duke e cilësuar atë të korruptuar. Sipas Bardhit, ndërhyrjet janë kryer nga një kirurg plastik me famë ndërkombëtare, në klinika në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano.
REAGIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:
"E korruptuar nga koka te këmbët, Belinda Balluku 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar!
Belinda Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë. Në kuptimin e parë të fjalës. Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj.
Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut.
Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh.
Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet.
Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën.
Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë:
Belinda Balluku është e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë!"
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


